LajmeSport

Pas disfatës së fundit, Lajpcigu shkarkon trajnerin  

Skuadra e Lajpcigut ka shkarkuar trajnerin Domeniko Tedesko për shkak të rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit në Bundesligë dhe disfatës bindëse nga Shakhtar Donetsk me 1-4 në Ligën e Kampionëve.

Nga klubi largohen edhe ndihmësit e tij dhe së shpejti Lajpcigu do të shpallë emrin e pasuesit të tij. Mediat gjermane kanë emëruar Marco Rose-n, ish-trajnerin e Borusia Dortmund dhe Borusia Mynshengladbahut, si kandidatin kryesor për stolin e Salzburgut.

Rose është njohës i mirë i kompanisë sportive të “Red Bull”, pasi ka punuar më parë në Salzburg nga 2017 deri në 2019. Në këtë klub ka punuar edhe në kategoritë e të rinjve.

Lajpcigu këtë sezon nën drejtimin e Tedesko-s në Bundesligë ka shënuar vetëm një fitore , 2 barazime dhe 2 disfata.

Show More

Related Articles

Back to top button