Sulmet e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë janë “të papranueshme”, kështu tha të martën Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike teksa kërkoi krijimin e një zone të çmilitarizuar brenda dhe përreth objektit. “Ne po luajmë me zjarrin dhe diçka shumë katastrofike mund të ndodh”, paralajmëroi Rafael Mariano Grossi gjatë një prezantimi virtual para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Kjo është arsyeja pse në raportin tonë kemi propozuar krijimin e një zone të mbrojtur dhe të sigurisë bërthamore në perimetrin e termocentralit.” Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike publikoi një raport më parë të martën pas misionit që ai drejtoi javën e kaluar në termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Në të, ai dhe ekipi i tij përshkruajnë dëme të mëdha në uzinë, por ata nuk e fajësuan asnjërën palë. Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike gjetën trupa dhe pajisje ruse brenda termocentralit, duke përfshirë automjete ushtarake të stacionuara pranë turbinave. Ata e vlerësuan gjithashtu situatën e personelit si shqetësuese, pasi ata po punojnë “nën stres dhe presion të lartë” që, sipas tyre, mund të çojë në një gabim njerëzor gjatë operimit të termocentralit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se “duhen ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të shmangur” dëmtimin e termocentralit, duke i thënë Këshillit të Sigurimit se kjo do të “mund të shkaktonte një katastrofë” për rajonin dhe më gjerë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh në mbrëmjen e së martës tha se Kievi do të studiojë propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kuptuar se çfarë nënkupton konkretisht “mbrojtja” e uzinës.
Read Next
Bota
7 hours ago
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Siri
Lajme
7 hours ago
Parashikimi i motit për sot
4 hours ago
Zelensky kërkon një fund diplomatik të luftës me Rusinë
4 hours ago
DASH: Altin Dumani, kampion i antikorrupsionit
4 hours ago
Mexhiti: Artan Grubi ka qenë “këlysh” i Gruevskit dhe Mijallkovit, u konfirmua ajo që kemi thënë
4 hours ago
BDI pasi Artan Grubi u vendos në “listën e zezë”: Respektojmë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit
6 hours ago
Grubi për futjen e tij në listën e zezë: Do të angazhohem maksimalisht për ta zbardhur këtë çështje!
7 hours ago
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Siri
7 hours ago
Aksion i madh policor, 29 të arrestuar për korrupsion
7 hours ago
Ambasadorja amerikane reagon pas futjes në listë të zezë të Grubit dhe Bexhetit
7 hours ago
Reagimi i liderëve të VLEN-it pasi Artan Grubi u vendos në “listën e zezë” amerikane
7 hours ago