LajmeMaqedoni

Bytyqi: Të gjithë të ndihmojnë për tejkalimin e krizës energjetike

“Të gjithë të sillemi me arsye dhe çdo kush që ka mundësi të ndikojë tek ata që kanë mundësi të ndihmojnë për gjendjen e krizës energjetike”.

Këtë e theksoi se sot zv.kryeministri për çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. Ai deklaroi se e kupton shqetësimin e biznesit për shkak të çmimit të lartë të rrymës elektrike dhe theksoi se do të mundohen ta gjejnë burime shtesë të energjisë elektrike.

“E kuptoj plotësisht shqetësimin e bizneseve, të ekonomisë. Në fund të fundit, nuk duhet të harrojmë se tashmë me masat e marra, një pjesë e ekonomisë është ndihmuar realisht, një pjesë e ekonomisë që nuk hyn në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike përdor energji elektrike të subvencionuar nga qeveria dhe kjo nuk është një pjesë e vogël, sepse numri i atyre kompanive është dukshëm më i madh. Gjithashtu nuk duhet harruar se Qeveria duhet të mbrojë segmentin më të madh, përkatësisht amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”, tha Bytyqi.

Qeveria, shtoi ai, ka subvencionuar energjinë elektrike për një periudhë më të gjatë kohore me 80 për qind të çmimit real që duhet të paguajnë qytetarët. Fatkeqësisht, theksoi ai, mbetet një segment i ekonomisë që aktualisht është në tregun e liberalizuar.

Show More

Related Articles

Back to top button