BotaLajme

Koreja e Veriut vetëshpallet fuqi bërthamore

Koreja e Veriut ka miratuar një ligj ku e deklaron veten fuqi bërthamore, një vendim që udhëheqësi Kim Jong Un e quajti të pakthyeshëm. Kim u zotua se shteti i tij nuk do të dorëzojë kurrë armët e veta bërthamore dhe tha se nuk do të ketë negociata për denuklearizim. Ligji i ri vulos të drejtën e Penianit për të përdorur armët bërthamore si masë parandaluese për të mbrojtur veten. Në ligjin e mëparshëm shteti monist zotohej të mbante armët bërthamore derisa shtetet e tjera të denuklearizoheshin dhe se nuk do t’i përdorte ndaj shteteve që nuk kishin armatime bërthamore. “Armët bërthamore përfaqësojnë dinjitetin, trupin dhe fuqinë absolute të shtetit”, tha Kim pas votimit të ligjit në Parlament. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button