Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në manifestimin “Vjelja e rrushit në Tikvesh 2022”, tha se qeveria është e lumtur që këtë vit është arritur marrëveshje me të cilën çmimet e blerjes së rrushit janë rritur për 30%.
Ai thotë se në takimin e mbajtur me kantinat dhe vreshtarët janë konfirmuar çmimet dhe këtë vit çmimi i blerjes së “Smederevkës” dhe “Vranecit” është rritur për 13, përkatësisht 19 për qind.
“Në kushtet e krizës më të madhe botërore, shteti ndau dy denarë shtesë për çdo kilogram rrush të dorëzuar dhe për çdo litër rrush të eksportuar edhe 2 denarë shtesë, gjegjësisht nga 2 deri në 4 denarë mesatarisht 3 denarë, varësisht nga ambalazhi në të cilën eksportohet. Gjithashtu mbështetje për kantinat e verës, e cila është gjithashtu një mbështetje e drejtpërdrejtë për vreshtarët”.thotë Kovaçevski.
Sipas tij, marrëveshja me kantinat dhe vreshtarët ka mundësuar sukses që nga fillimi i vjeljes dhe ka uruar që fryti i të gjithë prodhuesve të jetë i nivelit të lartë, ndërsa kantinave ka uruar sukses në transportin e verës jashtë vendit./Telegrafi/