Kombëtarja e Shqipërisë, do të zhvillojë një sfidë miqësore ndaj Italisë më 16 nëntor. Ditë më parë, presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina u shpreh se në muajin nëntor Italia do të luajë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë.
Të dy kombëtaret nuk marrin pjesë në Kupën e Botës dhe klubet do të jenë pushim, andaj është vendosur që të zhvillohet kjo miqësore.
Ndryshe kjo miqësore do të jetë e dyta midis këtyre dy ekipeve, pasi që e para u zhvillua në vitin 2014, kur Shqipëria u mposht në minutën e 82-të falë golit të Okaka-s.
FSHF ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë miqësore./Albeu