Mbrëmë (12-shtator) rreth orës 03:45, në vendbanimin “Tullana” të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar personin M.B.(42) nga Republika e Kosovës, i cili paraprakisht kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe nuk kishte patur me vete asnjë dokument identifikimi.
“Shtetasi kosovar është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedura të mëtutjeshme”, njoftojnë nga policia.