Më në fundi Rama shpalli emergjencën për gjuhën shqipe, duke artikuluar se Gjuha Shqipe është në rrezik. Nuk ka mëkat më të madh për një komb, kur i copëtohet gjuha. Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thejshtë e sa më bukur. Natyrisht edhe ta pasurojmë e ta vlerësojmë, ashtu si të gjitha kombet e qytetëruara, të cilat punojnë shumë për mbrojtjen e gjuhës amtare si tipar i përbashkësisë dhe i njëjtësisë së kombit. Rregullat e drejtshkrimit dhe normat e shqipes standarde duhen parë gjithmonë si pronë kombëtare dhe karakteri kombëtar i tyre duhet ruajtur e pasur gjithmonë parasysh. Por sa është bërë në këtë drejtim dhe çfarë po ndodh çdo ditë?! Mëkatarë në këtë drejtim jemi të gjithë. Kush më pak e kush më shumë kemi kontribuar mjaftueshëm të shkelmojmë gjuhën shqipe, si në të shkruar, ashtu edhe në të folur. Në ditën e parë të marrjes së detyrës si kryeministër, Edi Rama bëri përpjekjen fillestare për të mbrojtur deri diku gjuhën shqipe, të paktën në dokumentet zyrtare. Kryeministri mori vendimin e duhur në atë moment, por mbetet fajtor, sepse nuk e ka ndjekur si duhet zbatimin e vendimit të tij. Sipas vendimit të shtatorit të vitit 2013, shefi i qeverisë shqiptare vendosi që në të gjitha institucionet publike të kishte redaktorë të shkresave zyrtare dhe kjo ishte gjëja e duhur të paktën për të ruajtur normat e gjuhës shqipe së paku në shkresat zyrtare. Por as me vendim qeverie, frytet nuk po duken asgjëkundi, pavarësisht se nëpër institucione ka redaktorë të emëruar, që në mos militantë të thekur partie janë analfabetë funksionalë, përderisa shkresat vazhdojnë të jenë si mos më keq. Të shohësh shkresat zyrtare janë një paçavure e vërtetë. Mungon çdo shenjë pikësimi dhe në vend të “ë”, shkruhet “e” pa pikën e problemit. Po kështu edhe për “c”, që kurrë nuk shihet të jetë “ç”, pa hyrë në detajet që gërma “ë” vihet atje ku nuk duhet dhe hiqet atje ku duhet. Për të kuptuar lehtësisht sesa i njohin zyrtarët tanë normat letrare të gjuhës mjafton të shohësh sesi ata shkruajnë statuset e tyre në rrjetin social “Facebook”. Mund të ketë ndonjë që përpiqet të “vetëmbrohet”, duke thënë se në rrjetet sociale shkruhet shpejt, apo se komunikimi i tillë është për të gjithë e të tilla teori, që nuk kanë asnjë bosht ku të qëndrojnë. Ajo që duhet të ngrihet me ulurimë pas energjisë, evazionit, zgjedhjeve, kandidatëve, luftës politike e të tjera si këto, është mbrojtja e gjuhës. Të nisë një aksion edhe për këtë, si një prej mënyrave të mundshme, që ndoshta në mos e çon atje ku duhet, të paktën të hidhet shtresa e parë e rrugës për të mbrojtur gjuhën shqipe, në të shkruar e të folur. Nëse për të folurën, gjasat janë të mos jetë edhe aq problematike, e shkruara mbetet. Sepse brezat në libra do mësojnë gabimet trashanike të analfabetëve funksionalë dhe ashtu do shkojë, kur ata të mësojnë të tjerë. Sot një mësues është e sigurt që ka probleme me shqipen e shkruar. Dhe shumë nxënës të mësuar prej tij do dalin edhe më keq në fund të mbarimit të viteve të shkollës. Alarmi nuk është dhënë, por ndoshta tani do jetë koha, sepse nesër do të jetë shumë vonë.
Read Next
Bota
37 minutes ago
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Bota
2 hours ago
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
30 minutes ago
Limani: Mos raportimi i dhunës nga viktimat është një nga problemet më serioze, që zakonisht është rezultat i mosbesimit në institucione
37 minutes ago
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
39 minutes ago
Sekretari i Jashtëm britanik thotë se Londra nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë
59 minutes ago
Të rinjtë mësohen si të përballen dhe të luftojnë korrupsionin
1 hour ago
Inflacioni i ha pagat – çmimet rriten më shpejt se të ardhurat
1 hour ago
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
1 hour ago
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
2 hours ago
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
2 hours ago
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një avion mbi Tajvan
2 hours ago