LajmeMaqedoni

Nikollovski: Na pret dimër i vështirë!

Para nesh na pret një dimër i vështirë, ndërsa edhe 2 vitet e ardhshme do të jenë edhe më të vështirë sa i përket sigurimit të ushqimit, deklaroi ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski. Si pasojë e kësaj, Nikollovski tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është duke përgatitur plan kombëtar për prodhim të ushqimit, ku qëllimi kryesor i të cilit është stabilizim i prodhimit vendor, rritje e rendimenteve dhe varësi më të vogël të vendit nga importi i kulturave strategjike.

“Me planin parashikojmë që çdo tokë e punueshme të vendoset në funksion dhe të përpunohet. Në këtë drejtim shpallëm 7 shpallje publike për ndarjen e 13 mijë hektarëve, tokë e shtetit, bujqësore që është e punueshme. Me ndryshimet e përgatitura të Ligjit për bujqësi që janë në fazën përfundimtare dhe që do të hynë në procedura qeveritare dhe kuvendore, parashohim që edhe toka private e braktisur të kemi të drejtë si shteti ta japim me qira me kushte adekuate pasi kjo tokë do të evidentohet se është e braktisur ose se nuk përpunohet si tokë bujqësore nga ana e pronarëve”, tha Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Do të ndryshohet edhe mënyra e subvencionit të bujqve. Modeli i ri duhet të kompletohet deri në fund të këtij viti, ndërsa do të fillojë me aplikim nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Me propozim-modelin e ri, siç tha Nikollovski, nuk shkurtohen mjetet financiare për mbështetje, as nuk dëmtohen bujqit, por mjetet risistemohen në më shumë programe për mbështetje.

“Bujqit me vite ankohen për vonesat e ndihmës së drejtpërdrejtë dhe me vite i kanë pritur subvencionet e viteve të kaluara dhe kuptohet edhe nga sistemi i ngadalshëm për aplikim dhe administrim. Si Ministri së bashku me Agjencinë e pagesës të përkushtuar kemi punuar për krijimin e një modeli që do të japi përgjigje këtyre pyetjeve”, deklaroi Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Projekt-propozimi i parë i këtij modeli përmban veçim të pagesat që nuk lidhen me prodhimin dhe pagesave që lidhen me prodhimin. Kjo do të thotë se tek prodhimtaria bimore për të gjithë bujqit pa dallim se cilën kulturë e prodhojnë t’u paguhen pagesat kryesore të drejtpërdrejta për sipërfaqen që e përpunojnë, pa dallim sasisë prodhuese. Pagesa shtesë, sipas propozimit, do t’u paguhen vetëm një numri të caktuar të kulturave, të cilat si strategjike do të përcaktohen së bashku me bujqit përmes grupeve nënsektoriale, dhe për këto kultura gjatë pagesës do të rritet edhe vëllimi i kontrollit nga Agjencia Pagesore.

Show More

Related Articles

Back to top button