Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, do të vizitojë këtë të martë Kosovën.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është e para që do ta takojë Novak pasi do ta presë në Aeroportin e Prishtinës.
Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e pret me ceremoni shtetërore homologen hungareze, ndërsa pas takimi do të kenë edhe konferencë të përbashkët për media.