Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta vazhdojë debatin për propozimin që prokurori publik Ljubomir Joveski të jetë gjyqtar kushtetues. Joveski për gjyqtar kushtetues është propozim i partive në pushtet.
Anëtarët e këtij Komisioni ditët e fundit kanë përkrahur kandidatet Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender.\Alsat.mk\