Menjëherë pas deklaratave të forta të Turqisë rreth incidenteve në Egjeun lindor, kryeministri grek Kiriakos Micotaqis ka udhëtuar për në Paris ku u taku me presidenti francez Emanuel Macron. Shefi i Elysee prezantoi marrëveshjen e partneritetit strategjik Greqi-Francë, si një mburojë kundër çdo lloj sfide në Egje.
MANUEL MACRON
PRESIDENTI I FRANCËS
Ky partneritet strategjik nuk do të lejojë asnjë trazirë në Mesdheun Lindor. Ne mbështesim plotësisht sovranitetin e Greqisë. Bashkëpunimi i plotë në çështjet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes dhe armatimeve po bëhet më i rëndësishëm sot përballë sfidave.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se me Francën ka një bashkëpunim me baza të forta, por nuk i kurseu thirrjet edhe për Bashkimin Europian, që të veprojë dhe të mos lejojë agravimin e situatës në Egje. Mitsotakis i dërgoi një mesazh Ankarasë në përgjigje të deklaratave turke se ata mund të vijë një natë papritur.
KYRIAKOS MITSOTAKIS
KRYEMINISTËR I GREQISË
Ata që thonë se do të vijnë natën, ne i presim në dritën e ditës, ku të shohim se kush e ka të drejtën dhe fuqinë e vërtetë në anën e tyre. Avionët francez Rafales tashmë po fluturojnë në qiejt tanë, fregatat tona të para tashmë janë duke u ndërtuar.
Por i menjëhershëm ishte reagimi nga Ankaraja zyrtare, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar akuzoi Greqinë për hipokrizi dhe i bëri sërish thirrje të mos hyjë në aventura.
HULUSI AKAR
MINISTRI TURK I MBROJTJES
Ata po përpiqen të njollosin imazhin e Turqisë. Ata përpiqen të shfrytëzojnë dhe shtrembërojnë çdo ngjarje, të ndikojnë në palët e treta me gënjeshtra dhe shpifje dhe ankohen për Turqinë në vende të treta. Mos hyni në aventura të reja. Disa mund të thonë gjëra në veshin tuaj. E keni parë në histori që këto nuk janë të vërteta. Mos e përsërit të njëjtën gjë. Bëhuni të zgjuar. Ka disa politikanë në Greqi që rrisin tensionin për kalkulimet personale dhe politikën e tyre të brendshme.
Akar shtoi se Turqia është e vendosur të mbrojë të drejtat dhe interesat si të vendit ashtu edhe të turqve qipriotë në Egje dhe Mesdheun Lindor.
/a.r