Harxhimet për mbrojtje shëndetësore edhe më tej paraqesin sfidë, vecanërisht në amvisëritë më të varfëra. Këto harxhime kanë të bëjnë kryesisht me pagesën private për ilaçet. Niveli I lartë I harxhimeve private, bashkë me pagesat joformale, ulin gjasat që qytetarët me të ardhura të ulëta të kenë shërbime të nevojshme shëndetësore – shkruan në raportin e OBSH-së “Sistemet shëndetësore në aksion: Maqedonia e Veriut”.
Në Raportin e OBSH-së, sic njofton KlanM, thuhet se vitet e fundit financimi shtetëror i shëndetësisë në RMV është ulur dhe është ndër më të ulëtat në Evropën Juglindore.
OBSH
“Ekziston varshmëri e madhe nga pagesa nga xhepi që paraqesin 40.4% nga harxhimet e përgjithshme për shëndetësi, që gjithashtu është një nga përqindjet më të larta në Evropën Juglindore”
Shumica e shërbimeve të mjekësisë primare janë pa pagesë, shërbime të caktuara, vecanërisht për vizita specialistike ambulantore, dhënia e ilaçeve dhe për trajtim spitalor duhen pagesa shtesë.
Sipas OBSH-së, harxhimet katastrofale shëndetësore mbeten problematike, vecanërisht për amvisëritë më të varfëra dhe në masë të madhe nxiten nga pagesa nga xhepi për ilaçe mbulantore.
Rrjeti I fragmentuar I shëndetësisë primare dhe praktika e kufizuar rezultojnë me shkallë të lartë të dërgimit për trajtime spitalore që mund të shmangen – thuhet mes tjerash në raportin e OBSH-së për RMV-në. /KM/