Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që ta hedhë poshtë iniciativën e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut e cila ka të bëjë me Ligjin kontestues për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Marrëdhënie të Punës, i cili në përmbajtjen e tij përfshin “punë të dielën” sepse, siç thonë, është në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas LSM-së, iniciativa do të ruajë të drejtën tashmë të konfirmuar të pushimit të pandërprerë javor i cili përbëhet prej të paktën 24 orëve, për periudhë prej shtatë ditëve, të mijëra punëtorëve në shtet.
“I bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të hedhë poshtë menjëherë nismën e Odës Ekonomike, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën dhe inkurajojmë gjykatësit e nderuar që të shtyjnë shqyrtimin e nismës dhe refuzimin e saj, që është caktuar për të mërkurën dhe ta caktojnë seancën për këtë javë dhe seanca të vazhdojë për disa ditë të dielën. Të thërrasin të gjithë punëdhënësit nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë shumë të shqetësuar për lejimin e punës të dielave, të ndjejnë se si ndihen bashkëpunëtorët e tyre që kanë punuar të dielave pa kufizime dhe pa u paguar për këtë. Por ne dyshojmë se do të vijnë shefat, sepse të gjithë ose 90 për qind e tyre do të jenë nëpër vendpushime për fundjavë të gjatë mbi kurrizin dhe djersën e punëtorëve që krijojnë kapitalin e tyre me mundin e tyre, ndërsa ne punëtorët këtë javë dhe çdo tjetër do të jemi në sallën e gjykatës me ftesë të Gjykatës”, thuhet në kumtesën e sotme nga LSM-j Nga LSM-ja i propozojnë Gjykatës Kushtetuese që për këtë çështje ekzistenciale të debatojë çdo dit – të diele deri në fund të vitit dhe atëherë përsëri t’i pyesin punëdhënësit të cilët qëndrojnë pas iniciativës që e drejta e pushimit javor të mos rregullohet me ligj, a janë kundër dhe a mbesin në qëndrimin e theksuar në iniciativë.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë si sindikatë përfaqësuese dhe partner kombëtar social në shtet, siç është bërë e ditur në kumtesë, ishte nismëtar dhe mbështetës më i madh i ndryshimeve ligjore me të cilat dita e dielë është e rregulluar si ditë jopune për numrin më të madh të të punësuarve në shtet dhe për këtë theksojmë se e diela përfundimisht është ditë e pushimit javor dhe është realitet edhe pse kjo disa punëdhënësve nuk iu pëlqen.
Në kuptim të iniciativës nga ana e Odës Ekonomike në të cilën është paraparë që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë nesër në mbledhje, LSM thekson se sipas nenit 11 të Kushtetutës “Ndalohet puna e dhunshme”, sipas nenit 32 të Kushtetutës “Çdo i punësuar ka të drejtë të pushimit ditor, javor dhe vjetor me pagesë”, ndërsa “Nga këto të drejta nuk mund të heqin dorë të punësuarit” dhe neni i njëjtë përcakton se “Realizimi i të drejtave të të punësuarve dhe pozita e tyre rregullohen me ligj dhe me marrëveshje kolektive”.
“Çdo shteti i nevojiten punëtorë dhe qytetarë të shëndoshë, ndërsa kjo veçanërisht erdhi në shprehje gjatë dy viteve të fundit gjatë pandemisë së kovidit, padyshim u dëshmua se pa punëtorë dhe qytetarë të shëndoshë nuk mund të sigurohet mbijetesë në shtet, e as që të ruhen proceset ekonomike dhe shoqërore”, potencojnë nga LSM-ja.
Ata shtojnë se udhërrëfyesi ligjor i tyre në sigurimin e kësaj të drejte janë ligjet dhe dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare: Kushtetuta dhe legjislacioni i punës i shtetit, Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave, Konventa për Pushimin Javor, etj.