BotaLajme

Konflikti Armeni-Azerbajxhan, pothuajse 100 të vrarë nga sulmet

Sulmet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë vrarë pothuajse 100 ushtarë. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan tha se 49 ushtarët e saj vdiqën në sulmet gjatë natës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit bëri me dije se 50 ushtarë të saj u vranë. Dy vendet fqinje, Armenia dhe Azerbajxhani kanë përjetuar 2 luftëra dhe kanë parë përleshje të shpeshta.

Ditën e djeshme, Rusia u shpreh se ndërmjetësoi një armëpushim për shpërthimin e fundit. Fillimisht Armenia deklaroi se luftimet ishin qetësuar. Më vonë, Azerbaxhani tha se kishte përfunduar objektivat e tij pas “provokimeve” nga vendi fqinj.

Në thelb të mosmarrëveshjes është rajoni i Nagorno-Karabakut. Sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht, pjesë e Azerbajxhanit, por është e populluar nga armenë etnikë.

Ndarja kulturore shtrihet përtej politikës në fe, gjithashtu: Armenia është një vend me shumicë të krishterë, ndërsa Azerbajxhani është kryesisht mysliman. Të dy vendet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara shpërbërjes së tij në fund të vitit 1991.

Mosmarrëveshja ka çuar në luftë në shkallë të gjerë në vitet 1980 dhe 1990, një luftë gjashtëjavore në 2020 dhe përplasje të vazhdueshme për dekada. Të dy vendet fqinje fajësojnë njëra-tjetrën për shpërthimin e fundit të sulmeve të cilat nisën hënën në mbrëmje përpara se Moska të thoshte se kishte negociuar një armëpushim të shpejtë për të hyrë në fuqi herët në mëngjes të së martës.

Megjithatë, Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan tha se “intensiteti i armiqësive është ulur, por sulmet në një ose dy fronte nga Azerbajxhani vazhdojnë”.

Më pas gjatë të martës, Azerbajxhani tha se ushtarakët e tij vdiqën si “rezultat i provokimit në një shkallë të gjerë nga ana e Armenisë” dhe akuzoi Armeninë për shkeljen e një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Rusia është afër Armenisë, por është një fuqi e madhe në rajon dhe ruan marrëdhënie me të dyja palët. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u shpreh se presidenti Vladimir Putin po merrte personalisht një rol në ndërmjetësimin mes palëve.

“Presidenti natyrisht po bën çdo përpjekje për të ndihmuar në uljen e tensioneve në kufi”, tha ai.

Sulmet e së hënës mbrëma besohet të jenë më të këqijat që nga konflikti i vitit 2020, në të cilin u vranë mijëra njerëz. Ajo luftë përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button