LajmeRajon

Hakerat nxjerrin në shitje sekretet e shtetit shqiptar, ja çmimi

Pas sulmit kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve qeveritare online, hakerat kanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ata ofrojnë 800 GB të dhëna për 900 dollarë.

Ndërkohë që pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, lidhur me këtë sulm ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi pas hetimeve të agjencive shqiptare dhe atyre partnere, rezultoi se hakerat mbështeteshin drejtpërdrejtë me Iranin.

Nuk vonoi shumë dhe hakerat ashtu siç edhe paralajmëruan nisën hakmarrjen.

Nga ora 23:15 e së premtes në mbrëmje dhe përgjatë gjithë ditës së shtunë, sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë ishte jashtë sistemit.

Edhe pse qeveria shqiptare tha se gjithçka mbetet nën kontroll dhe se çdo sulm është zmbrapsur, hakerat tashmë kanë nxjerrë në shitje të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS në Shqipëri, por edhe në adresat elektronike të zyrtarëve shqiptarë.

Kjo do të thotë se “sekretet” e Shqipërisë tashmë mund të blihen në treg. Një tjetër fakt është se hakerat kërkojnë që pagesa për blerjen e të dhënave të bëhet përmes parasë elektronike Bitcoin, që të jetë e pamundur për tu kuptuar se ku po shkojnë këto para.

Show More

Related Articles

Back to top button