LajmeRajon

Shqipëria e 52-ta në botë për prodhimin e domates

Pavarësisht se më një sipërfaqe të vogël, Shqipëria është një prodhues i rëndësishëm e domates në botë.

Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO), përllogariti se, vlera vjetore e prodhimit të domates në Shqipëri ishte 144 milionë euro në vitin pandemik 2020. Në rreth 135 vende që janë më popullore në kultivimin e domates Shqipëria zuri vendin 52-të në botë.

Sipërfaqja e kultivuar me domate sidomos në sera është rritur dukshëm në dekadën e fundit, kryesisht e nxitur nga kërkesa për eksport.

Fermerët që kultivojnë domate ne sera arrijnë të mbjellin dhe të prodhojnë dy herë brenda një viti kalendarik, teksa problemet me certifikimin dhe cilësinë i pengojnë të eksportojnë në vende ku çmimet janë të larta.

Analiza më të thelluara diktojnë se Shqipëria ka ende potencial të pashfrytëzuar për prodhimin e domates si nga rritja e sipërfaqeve ashtu edhe nga zgjerimi i eksporteve.

Më herët Banka Botërore ka evidentuar se, më të njëjtën sasi dhe lloj domatesh fermerët shqiptare do të trefishonin fitimet nëse do të zhvendosnin eksportet nga rajoni drejt tregjet të zhvilluara si Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, SHBA etj.

Sipas certifikimeve ndërkombëtare të specializuara për cilësia domatja mesatare është vlerësuar me konkurueshmëri mbi mesataren dhe është një nga prodhimet më të denja për të gjetur tregje të reja eksporti në vendet e zhvilluara.

Përveç domates, Shqipëria ka potencial për të rritur eksportet në nën- sektorët që përfshijnë lëkurën e gjedhit dhe të kalit, perimet, produktet e peshkut, arrat dhe frutat, domatet të freskëta, açuge dhe peshq të tjerë të konservuar, gështenjat, shalqinj dhe ullinj të koncervuar.

Shembulli më pozitiv në këto vite ka qenë ulliri. Ullinjtë kanë përjetuar rritjen më të madhe në prodhimin bruto dhe vlerë në 10 vitet e fundit, si nga zgjerimi i sipërfaqes së kultivuar, ashtu edhe nga rritja e rendimentit.

Vlera bruto e prodhimit të ullirit u rrit nga 36 milionë dollarë në vitin 2006 arriti në 134 milionë dollarë në 2016. Ullinjtë pësuan rritjen më të madhe në vlerë gjatë periudhës 2016-2016, të ndjekur nga vezët, domatet, misri dhe rrushi.

Pavarësisht rritjes së rendimentit në disa kultura, produktiviteti bujqësor i Shqipërisë vazhdon të jetë shumë më i ulët se i konkurrentëve të saj në kulturat kryesore.

Show More

Related Articles

Back to top button