BotaLajme

ShBA i jep vizë Lavrovit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov një vizë për të udhëtuar në New York për të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të liderëve botërorë javën e ardhshme, tha të martën një burim diplomatik rus.

Moska i kishte kërkuar Washingtonit 56 viza, sipas një letre të datës 2 shtator drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, nga ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Burimi diplomatik rus tha për Reuters të martën se Shtetet e Bashkuara i kishin miratuar 24 viza.

Nebenzia kishte vënë në dukje gjithashtu në letrën e tij se ekuipazhi i fluturimit për aeroplanin e Lavrov nuk kishte marrë viza. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Washingtoni kishte dhënë viza për ekuipazhin rus të fluturimit ose nëse Lavrov do të pritej të fluturonte me linja ajrore komerciale për në Nju Jork.

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Takimi i nivelit të lartë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së fillon më 20 shtator.

Sipas “marrëveshjes së selisë së OKB-së” të vitit 1947, Shteteve të Bashkuara përgjithësisht kërkohet të lejojnë hyrjen për diplomatët e huaj në kuadër të OKB-së Por Washingtoni thotë se mund t’i refuzojë vizat për arsye sigurie, terrorizmi dhe të politikës së jashtme.

Show More

Related Articles

Back to top button