Shkup, 14 shtator – Ministria e Mbrojtjes sot e publikoi Shpalljen publike për pranimin e 200 ushtarëve profesionistë për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Afati për regjistrimin e kandidatëve është 15 ditë, duke përfshirë edhe ditën e shpalljes.
“Sipas ndryshimeve të reja ligjore për shërbimin në ushtri, ushtarët e ardhshëm profesionistë nga momenti i nënshkrimit të kontratës do të marrin pagë fillestare mbi 25.000,00 denarë me mbi 9.000,00 denarë shtesë – mjete për sigurim banesor nga 01.01.2023, shpjegojnë nga MM.
Kushtet për regjistrimin e personave në shpalljen publike janë që të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut; të jetë në moshë madhore; të ketë përfunduar së paku arsimin e mesëm; të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimit të shpalljes për pranim dhe të jenë të shëndetshëm dhe të aftë fizikisht.
Kandidatët për ushtarë profesionistë aplikacionin e tyre mund ta dorëzojnë në mënyrë elektronike së bashku me dokumentet e nevojshme në adresën elektronike: javenoglaspfv@morm.gov.mk dhe në Departamentet e Mbrojtjes në ose afër vendbanimit, së bashku me dokumentet e nevojshme.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në procedurën e përzgjedhjes, kandidatët për ushtarë profesionistë do t’i nënshtrohen testeve të aftësisë fizike dhe ekzaminimeve shëndetësore të kryera nga komisionet e posaçme.