LajmeMaqedoni

Maqedoni, inflacioni këtë vit ka arritur në 11.6 përqind

Inflacioni mesatar në periudhën janar – gusht 2022 është 11,6% në nivel vjetor dhe kryesisht rezulton nga faktorë të jashtëm në anën e ofertës, njofton Banka Popullore e RMV-së.

Prej atje theksojnë se kontributin më të madh në rritjen e inflacionit të brendshëm e ka rritja e çmimeve të importit të ushqimeve dhe energjisë, duke përfshirë çmimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe atë termike, të cilat janë ndikuar nga zhvillimet në tregun botëror të energjisë.

“Megjithatë, rritja e tyre afatgjatë dhe më e fortë krijon efekte transmetimi në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera dhe nxit më tej pritjet inflacioniste, gjë që tregon nevojën për politika të brendshme të kujdesshme. Në muajt e fundit, çmimet e ushqimeve kanë pësuar rregullime më të theksuara në rënie në bursat botërore, të cilat në periudhën e ardhshme mund të sjellin rregullime rënëse edhe të çmimeve vendase”.

“Në të njëjtën kohë, rishikimet e pritjeve të rritjes për disa prej këtyre çmimeve janë gjithashtu në rënie. Megjithatë, pasiguria e dinamikës së ardhshme të çmimeve të produkteve parësore në bursa, e veçanërisht të produkteve energjetike, theksohet për shkak të zhvillimeve ushtarake në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button