LajmeRajon

Kurti nënshkruhet në librin e zisë për Mbretëreshën Elizabeta II (FOTO)

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeta II.

Në emër të popullit të Kosovës dhe në emrin personal, Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar, për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

 “Mbretëresha Elizabeta II ishte një udhëheqëse shembullore, por e quante veten edhe shërbëtore të popullit. Trashëgimi e madhe dhe udhëzim i madh. U prehtë në paqe”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Show More

Related Articles

Back to top button