LajmeRajon

Po transportonte 10 pakistanezë për në Malin e Zi/ Arrestohet në Shkodër 39-vjeçari nga Durrësi

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 39 vjeçar me iniciale I.S, i cili u kap në aksin rrugor Shkodër-Murriqan, duke transportuar 10 emigrantë pakistanezë.

Në një njoftim, policia bën me dije se si destinacion fillestar pakistanezët kishin Malin e Zi e më pas vendet e BE.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muriqani”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-I. S. 39 vjeç, banues në fshatin “Sektor Rinia”, Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, në afërsi të PKK Muriqan, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, me të cilin dyshohet se ka transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë pakistanezë, të cilët kishin si destinacion fillestar Malin e Zi dhe më pas vendet e BE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button