Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se u ka kërkuar ministrave të tij që t’ia dërgojnë pesë të arriturat kryesore gjatë kohës sa janë në pushtet.
Këtë fakt kryeministri e tha në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë të mbajtur sot në mëngjes.
“Secili prej ministrave t’i sjellë katër-pesë të arriturat kryesore për një vjet e gjysmë qeverisje – meqë nesër bëhen aq. Do të m’i sjellin këto të arritura, por edhe t’i përmendin që janë të këqijat që i kemi ndalë. Por. duhet të ketë edhe të mira që s’duhet të jenë fare në raport me të keqen”, tha Kurti në një konferencë për medie.