LajmeRajon

Pas denoncimit se u përdhunua nga daja i saj, 23-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës. A u kërcënua nga nëna e saj? Autoritetet greke nisin hetimet

Policia greke po ngre dosjen për rrethanat në të cilat 23-vjeçarja me aftësi të kufizuara, e cila një ditë më parë kishte denoncuar në Gjykatë për përdhunim vëllain e nënës së saj, tentoi të vetëvritej duke konsumuar ilaçe.

Përpjekja për vetëvrasje e vajzës me probleme të shëndetit mendore ndodhi pasditen e së premtes së kaluar, ndërsa një ditë më parë kishte denoncuar në Gjykatë dajën e saj 40-vjeçar për përdhunim. 23-vjeçarja ka qenë në shtëpinë e kumbarës në Volos dhe pasditen e së premtes ka marrë disa ilaçe për të kryer aktin e vetëflijimit.

Fatmirësisht ajo është pikasur nga kumbara e saj e cila ka lajmëruar ambulancën e EKAV-it, dhe pas dërgimit në spital ka mundur të mbijetojë.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake policore, dosja do t’i kalojë Prokurorisë dhe prokurori që do të marrë në dorëzim, pritet të shqyrtojë rrethanat në të cilat e reja ka tentuar, pra nëse është kërcënuar apo frikësuar nga daja apo edhe nga nëna e saj.

23-vjeçarja qëndronte me nënën dhe motrën e saj në shtëpinë e dajës në Volos.

Show More

Related Articles

Back to top button