BotaLajme

Vdes “pas një sulmi në tru” një nga njerëzit e afërt të Putinit

Vladimir Sungorkin, kryeredaktor dhe drejtor i përgjithshëm i gazetës ruse “Komsomolskaya Pravda”, ka vdekur në moshën 69-vjeçare, si pasojë e një sulmi në tru, siç është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”.

Sungorkin llogaritej si një prej top-propaganduesve të Putinit.

Ai është aleati i radhës i Putinit që vdes në rrethana misterioze.

“Kromsomolskaya Pravda” u themelua më 13 mars të vitit 1995, dhe që nga atëherë ka qenë tabloid ditor rus.

Sungorkin punoi si kryeredaktor që nga viti 1997.

Show More

Related Articles

Back to top button