BotaLajme

Presidenti i Kinës nis me Kazakistanin një turne vizitash. Merr Urdhrin ‘Shqiponja e Artë’

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti të mërkurën pasdite sipas kohës vendore në Aeroportin Ndërkombëtar “Nursultan Nazarbajev” të kryeqytetit të Kazakistanit, duke filluar vizitën e tij shtetërore në Kazakistan.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev e priti presidentin Xi Jinping në aeroport. Kazakistani është ndalesa e parë e këtij turneu vizitash të presidentit kinez.

Në këtë vizitë ai shoqërohet nga zyrtarë të lartë të shtetit kinez dhe të PKK, raporton noa.al duke cituar agjencinë kineze të lajmeve.

Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë të mërkurën në një ceremoni, gjatë së cilës u nderua me Urdhrin “Shqiponja e Artë” nga homologu i vet kazakistanas Kassym-Jormat Tokayev.

Ceremonia u zhvillua në Pallatin Presidencial në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan.

Urdhri “Shqiponja e Artë” është nderimi më i lartë në Kazakistan, i cili u jepet njerëzve të shquar që kanë dhënë kontribut të madh në ndërtimin e Kazakistanit, duke përfshirë krerët e huaj të shteteve që kanë pasur arritje pozitive në promovimin e marrëdhënieve miqësore të Kazakistanit me vendet e tjera.

Presidenti kinez po zhvillon këtë tur edhe për të marrë pjesë në Këshillin e 22-të të Kryetarëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand, Uzbekistan. Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kazakistanit Tokayev dhe Presidentit të Republikës së Uzbekistanit Mirziyoyev, ai do të zhvillojë vizita shtetërore në të dy vendet.

Show More

Related Articles

Back to top button