BotaLajme

Dita e 91 e luftës | Zelensky: Situata në Donbas është shumë e vështirë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shprehur shqetësimin duke thënë se situata në Donbas është shumë e vështirë, teksa ka akuzuar Rusisë se po përpiqet që të shkatërrojë rajonin lindor.

Trupat ruse aktualisht po përpiqen të rrethojnë qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se pushtimi rus është në fazën më aktive.

Dy zyrtarë rusë kanë thënë se pushtimi nuk do të përfundojë së shpejti, ndërkohë që një tjetër është shprehur se nuk ka afat.

Një këshilltar i kryebashkiakut thotë se 200 trupa janë gjetur në rrënoja në Mariupol.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur shqetësim duke thënë se situata në rajonin lindor të Donbasit është shumë e vështirë, duke shtuar se furnizimi me armë në Ukrainë është strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.

Gjatë fjalimi të tij, Zelensky tha se “forca e ushtrisë ruse u hodh në Donbas për të sulmuar”.

“Furnizimi me armë të rënda në Ukrainë është investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë dhe parandalimin e shumë krizave të rënda që Rusia ende po planifikon ose i ka provokuar tashmë,” shtoi ai.

Komentet e Zelensky-t vijnë pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se lufta e Rusisë në Ukrainën lindore është tani në fazat e saj më intensive dhe potencialisht mund të përcaktojë fatin e vendit.

Show More

Related Articles

Back to top button