Si situatë kaosi dhe rrëmuje mund të përshkruhet gjendja e mbrëmshme në Tiranë në prag të finales së Conference League.
Tifozët e Feyenoord-it dhe të Romës janë përleshur keqazi me policinë dhe kanë sulmuar qytetarët e thjeshtë, duke shkatërruar edhe ambiente lokalesh.
Madje, në një moment përplasesh mes tifozësh, ka ndërhyrë policia në zonën e 21 dhjetorit, ndërsa shihet edhe dikush që nxjerr armën.
Për fat të mirë nuk ka pasur të shtëna që mund të vinin në rrezik jetën e personave, por nga pamjet duket se policia hedh edhe gaz lotsjellës.
Kaosi i tifozave në zonën e “9 katësheve”, ndërsa është rënduar te zona e stadiumit dhe në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Po ashtu, situata ka qenë kritike në ish-Bllok, te 21 dhjetori, Pallati me Shigjeta dhe Vasil Shanto, ku tifozët kanë lënduar gjashtë efektivë të policisë dhe një qytetar./oranews