BotaLajme

Jerevani raporton për armëpushim të pakonfirmuar me Azerbajxhanin

Një zyrtar i lartë armen ka thënë se shteti i tij ka arritur marrëveshje për armëpushim me Azerbajxhanin, pas dy ditësh luftime të ashpra.

Luftimet e tyre lidhen me kontestin e vjetër me dekada për rajonin e Nagorno-Karabakut. 

Armen Grigorian, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Armenisë, i ka thënë televizionit armen se “falë përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar, është arritur marrëveshje për armëpushim”.

Në njoftim është thënë se armëpushimi është duke u zbatuar qe disa orë.

Ministria armene e Mbrojtjes ka thënë disa orë më herët se janë ndaluar të shtënat me armë zjarri në kufi.

Show More

Related Articles

Back to top button