Fundi i pandemisë Covid, pas dy vjet e gjysmë që nga fillimi dhe me nje bilanc tragjik prej miliona viktimash, duket se është afër.
Deklarata u bë nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Javën e kaluar, numri i vdekjeve javore ra në minimum që nga marsi 2020. NUk kemi qënë kurrë nuk ka qenë në një pozitë më të mire për t’i dhënë fund pandemisë”
Numri një i OBSH më pas shtoi:
“Nuk jemi ende aty, por fundi është afër. Një maratonist, megjithatë, nuk ndalet kur sheh vijën e finishit. Ai vrapon më shpejt, me gjithë energjinë që i ka mbetur. Duhet ta bëjmë edhe ne. Mund të shohim vijën e finishit. Jemi në një pozicion fitues. Por tani është koha më e keqe për të ndaluar garën. Tani është koha për të vrapuar më shpejt dhe për t’u siguruar që të kalojmë shiritin e përfundimit të garës dhe të korrim shpërblimet e gjithë punës sonë të palodhur – vazhdoi drejtori i OBSH-së.