BotaLajme

Ngjarje makabre në Indi, dy të miturat gjenden të varura në pemë, u përdhunuan dhe u mbytën nga një grup burrash

Policia në veri të Indisë ka arrestuar gjashtë persona në lidhje me përdhunimin dhe vrasjen e dyshuar të dy vajzave të mitura, të cilat u gjetën të varura në një pemë, thanë sot zyrtarët lokalë.

Trupat e dy vajzave, të moshës 15 dhe 17 vjeç , u gjetën sot në lagjen Lakhimpur Kheri në rajonin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, sipas policisë lokale.

“Katër nga të akuzuarit i joshën vajzat në një fushë dhe i përdhunuan ,” u tha gazetarëve Sanjeev Suman, një zyrtar i policisë lokale .

PARALAJMËRIM, foto me kontent të rëndë

Është duke u zhvilluar një hetim i plotë mbi incidentin, tha Suman, duke shtuar se hetimet fillestare tregojnë se vajzat u mbytën me një shami dhe u varën në një pemë pasi u përdhunuan.

Dhuna kundër grave, veçanërisht ato nga kastat e ulëta, është një fenomen në Indi.

Familjet e viktimave i thanë policisë se dy vajzat u rrëmbyen nga burrat me motoçikleta, u përdhunuan dhe më pas u vranë./Abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button