LajmeRajon

“Lazarat” edhe në Volos/ 3 mijë rrënjë kanabis mes pyllit, parcela ishte me sisteme moderne! Në kërkim 4 shqiptarë

Një parcelë me më shumë se 3000 rrënjë kanabis u gjet në zonën malore të Volosit në Greqi.

Sipas policisë Helene, parcela ishte shtrirë në një zonë malore në Volos, ndërsa për gjetjen e saj u deshën dronët e policisë.

Policia sqaron se ka qënë një informator i saj nga zona e Kalamatës që ka raportuar vendndodhjen  e plantacionit, pemët e të cilit kalonin lartësinë e 4 metrave.

Parcela ruhej 24 orë dhe ishte pajisur me sisteme vaditje moderne si dhe sisteme plehërimi .

Në zonë u gjet edhe një ambient që përdorej për tharjen e boçeve të kanabisit si dhe për paketimin e saj.

Për momentin ende nuk ka të arrestuar, por Top Channël mëson nga burime policore në zonë, se janë shpallur në kërkim të paktën 4 persona, të gjithë shtetas shqiptarë.

Dyshohet se në zonë ndodheshin më shumë punëtorë dhe trafikantë që kujdeseshin për plantacionin, por ende nuk dihet shtetësia e tyre.

Gjatë paradites të së enjtes,një helikopter i forcave zjarrfikëse po transporton drejt Volosit pemët e shkulura të kanabisit,të cilat pasi të dokumentohen dhe peshohen, do të asgjësohen.

Show More

Related Articles

Back to top button