LajmeRajon

Gati për zëvendësuesin e Abazoviç, Presidenti i Malit të Zi me koalicionet për qeverinë e re

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviç do të takojë përfaqësues nga koalicionet kryesore politike në vend me qëllim nisjen e konsultimeve për formimin e qeverisë së re.

Kreu i shtetit do të takojë përfaqësues nga partia që ai e drejton DPS, koalicioni pro-serb Fronti Demokratik dhe Demokratët e Malit të Zi.

Konsultimet e reja të presidentit Gjukanoviç me partitë koalicionet vijnë pasi qeveria e Dritan Abazoviçit ra në 19 gusht pas një mocioni mosbesimi që shqiptaro-malazezi nuk arriti ta fitonte.

Mali i Zi gjendet në një krizë politike prej të paktën 7 muajsh me dy qeveri të rrëzuara pas mocionit të mosbesimit nga partitë në koalicionet qeverisëse.

Show More

Related Articles

Back to top button