LajmeMaqedoni

Aksioni ekologjik, pastrimi i parkut të gazetarëve në Shkup

STANKOVIQ: NË TË ARDHMEN DO TË KEMI EDHE SHUMË AKTIVITETE TË NGJASHME

Në parkun e gazetarëve në qendër të Shkupit nga këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore me rastin e Ditës Botërore të pastrimit global u organizua një aktivitet ekologjik për pastrimin e këtij parku.

Martina tha se ky park frekuentohet më shumë nga të rinjtë dhe me këtë mesazh shpresojnë të ndërgjegjësohen për të mbajtur pastër mjedisin.

“Sot kemi një aktivitet për pastrimin e natyres, gjegjësisht kemi vendosur të pastrojmë parkun e gazetarëve në Shkup, përndryshe këtë aksion po e bëjmë në prag të ditës botërore të pastrimit që festohet çdo të shtunë të tretë të muajit shtatorit. vendosëm që këtë aksion ta realizojmë në këtë park sepse është shumë i frekuentuar nga të rinjtë dhe është në qendër të Shkupit, dhe me këtë aktivitet po mundohemi që të ndërgjegjësojmë të gjithë për të mbajtur një mjedis të pastër.” – deklaroi Martina Stankoviq

Ndryshe, Këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore në të ardhmen planifikojnë të kenë aktivitete të ngjashme edhe në lokacione tjera në qytete të ndryshme. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button