Këshilli i Prokurorëve ka shpallur konkurs për zgjedhjen e kryetarit të ri të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Afati për paraqitje në konkurs është 15 ditë. Në përputhje me ligjin për prokurorë publik, për këtë pozicion mund të publikoj secili kandidat që nuk ka ndërprerje të stazhit për më pak se gjashtë vite si prokurorë publik deri në ditën e shpalljes së konkursit.
Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të duhet të formojë Komisionin për kryerjen e votimit. Pas ditës së votimit, Këshilli ka një afat prej shtatë ditësh për të emëruar kandidatin që ka fituar më shumë vota për kreun e ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Telegrafi/