Durrës- Gjykata e Durrësit caktoi masën “arrest me burg” për ekuipazhin e anijes nga Libia që solli 2275 tonë naftë kontrabandë.
Në burg janë lënë shtetasit Zuhair Alkwaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir dhe Badr Teezini.
Mësohet se sasia e karburantit nuk korrespondonte me dokumentacionin, pasi në anije kishte më pak litra se sa ishte dokumentuar.
Kapiteni, dy ndihmësit e tij dhe një punonjës i ngarkim-shkarkimit, të gjithë shtetas libianë akuzohen për tregti dhe transport i mallrave kontrabandë.
Më herët në dëshminë e tij një prej të arrestuarve, Zuhair Alkwafi tha se kjo është hera e tretë që ai sjell naftë në Shqipëri.
Policia sekuestroi 2275 tonë naftë kontrabandë. Anija e ndërtuar në vitin 1994 dhe që lundron me flamur të Kamerunit u ndalua pasditen e 12 shtatorit për verifikim.