BotaLajme

Sulmohen me thikë dy policë në qendër të Londrës

Dy oficerë policie janë sulmuar mëngjesin e sotëm në qendër të Londrës, njëri dyshohet në gjendje të rëndë.

Të dy u sulmuan nga një person me thikë në Haymarket, në lagjen St. James të qytetit të Westminster.

Një person u arrestua me dyshimin se “sulmoi një ndihmës mjek” në sheshin Leicester, tha Policia Metropolitane në një deklaratë.

Policët po trajtohen në spital pasi u goditën nga një burrë me thikë pranë Leicester Square në qendër të Londrës.

I arrestuari është dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësor, ndërkohë që ngjarja nuk është konsideruar se ka lidhje me sulm terrorist.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë oficerët e policisë që ruajnë një zonë të rrugës Whitcomb e cila është bllokuar.

Show More

Related Articles

Back to top button