GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg për kandidatin e LSI-së në zgjedhjet e 25-prillit, Etjon Joka, i cili akuzohet se dha para për të blerë vota për forcën politike që përfaqësonte.
Ndërkohë me 1 vit burg është dënuar edhe Edison Babo, militant i LSI-së, i cili doli në përgjime se mori para nga kandidati i LSI, Etjon Joka për votat.
Edison Babo u gjykua për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe Etjon Joka, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Përgjimet
Kandidat i LSI, i renditur i 12 në listën e Tiranës, Etion Joka doli nga përgjimet teksa diskutonte me qytetarin dhe kuptohej se ky i fundit kishte siguruar rreth 100 vota, ndërsa nusja e tij që kuptohet se punon në call center i ka siguruar 12 vota.
Qytetari: Edhe nusja i ka gjetur 12 veta te call centeri. Rrofsh o vëlla shumë faleminderit.
Etion Joka: Çfarë faleminderit thua o vëlla unë nuk po të bëj nder. Edhe sa bëhen në total ?
Qytetari: Besoj se te 100 bëhen!
Ndërsa një tjetër video, tregonte se si Edison Babo, person i angazhuar me LSI, degjohet teksa premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.