Kryeministri hungarez, Viktor Orban, po qëndron për një vizitë zyrtare në Serbi. Ai do të takohet me presidentin Vuçiq i cili do t’ia ndajë atij çmimin Urdhëri i Republikës së Serbisë në një gjerdan të madh, raporton RTS.
Këtë dhuratë Vuçiq do t’ia japë Orbanit për shërbimin e jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit paqësor dhe miqësor mes Serbisë dhe Hungarisë.
Pas ceremonisë, Vuçiq dhe Orban do t’u adresohen mediave.