BotaLajme

SHBA sërish me paketë të re armësh për Ukrainën me vlerë 600 milionë dollarë

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një paketë të re armësh me vlerë 600 milionë dollarë për të ndihmuar ushtrinë ukrainase të luftojë kundër Rusisë, sipas një memorandumi nga Shtëpia e Bardhë dërguar Departamentit të Shtetit.

Biden e miratoi ndihmën duke përdorur kompetencat e tij presidenciale që e lejojnë atë të miratojë transferimin e armëve të tepërta nga rezervat amerikane.

Memorandumi nuk specifikonte se si do të përdoreshin paratë, por disa burime thanë se paketa pritet të përmbajë municione, duke përfshirë sisteme të shumta raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS).

Paketa do të përmbajë gjithashtu municion për obus (armë artilerie), sipas dy burimeve që folën në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht. Në memorandum përmendet gjithashtu se paratë do të dedikohen për arsimim dhe trajnim ushtarak.

Uashingtoni ka dërguar rreth 15.1 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për qeverinë në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus.

Show More

Related Articles

Back to top button