GostivarLajme

Pensionistet e Gostivarit “të arta” në lojërat republikane sportive të pensionistëve

Pensionistet e Gostivarit janë kthyer me medalje të arit nga lojërat republikane sportive të cilat sivjet janë zhvilluar në qytetin e Ohrit. Në këto gara të 26-tat me radhë që organizohen nga Lidhja e Pensionistëve të Maqedonisë, kanë qenë pjesëmarrës 280 garues përmes 38 shoqatave të pensionistëve nga i gjithë vendi. Nijazi Xhelili, kryetari i Shoqatësa së Pensionistëve të Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrorë-Rostushë sqaron se ata kanë garuar në disa kategori, por gjinia femërore në gjuajten e penalltive ka zënë vendin e parë. Ky rezultat, thotë Xhelili, është krenari jo vetëm për pensionistët, por për të gjithë Gostivarin.

“Garuesit tanë fillimisht garojnë nëpër degë duke bërë kështu një parapërgatitje dhe më të mirët mes degëve shkojnë në garat rajonale. Në garat rajonale 53 shoqata ndahemi në tetë grupe. Në ato tetë grupe, ne si shoqatë jemi grupi i dytë i pensionistëve në garat sportive. Sivjet gararat rajonale u mbajtën në Shkup ku nikoqir ishte Shoqata e Pensionistëve të Mbrojtjes e ku morëm pjesë tetë grupe dhe ata të cilët zurën vendet e para në njëmbëdhjetë diciplina për gjininë mashkullore dhe dhjetë për ato femërore, shkuan në garat republikane. Në garat rajonale nga nëntë diciplinat ku garuam, në katër prej tyre morëm vendin e parë, edhe atë: në gjuajtje kosh – ekipa mashkullore, gjuajtje penalltishë – grupi i gjinisë femërore, pikado – gurpi i gjinisë mashkullore dhe në domino – grupi i gjinisë femërore. Pas këtyre garave ne filluam të përgatitemi për ato republikane ku poashtu dolëm mirë dhe unë jam shumë i kënaqur”, deklaron Nijazi Xhelili, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Gostivarit.

Grupi që ka dalë më i miri në gjuajtjen e penalltive, është drejtuar nga kapitenja Vadije Zendeli, e cila njëherit është edhe kryetare e Aktivit të gruas pranë Shoqatës së Pensionistëve të Gostivarit.

Bashkë me të në garë kanë qenë edhe dy pensioniste tjera nga Gostivari, Marija Spiridu dhe Mençe Markovska. Zendeli u bënë apel pensionisteve shqiptare të jenë më ative dhe të anëtarësohen pranë kësaj shoqate.

“Ne pensionistët gjithmonë e kemi parasyshë një moto ‘jeta të shkelë vitet, e jo vitet jetën’. Dëshira e pensionistëve është të largohen nga brengat e përditshme për kohë të shkurtë dhe unë shumë vite me radhë kam marrë pjesë në shumë aktivitete, veçanërisht në gara sportive, kurse dy-tre vitet e fundit jam kapietene në diciplinën për gjuajtje penalltishë dhe kam bërë selektimin e pensionisteve femra dhe këtë vit u dekoruam në nivel republikan me medalje të artë … Kam një apel pasi në këto aktivitete nacionaliteti maqedonas merrr pjesë me numër më të madh, prandaj unë apelojë që të më bashkangjiten edhe gratë e nacionalitetit tim, shqipëtaret”, deklaron Vadie Zendeli, kryetare e Aktivit të gruas pranë Shoqatës së Pensionistëve të Gostivarit.

Ndryshe, Shoqata e Pensionistëve të Gostivarit aktualisht ka 7.600 anëtarë nga tre komuna: Gostivari, Vrapçishti dhe komuna e Mavrovë-Rostushë.

Show More

Related Articles

Back to top button