Ukrainë- Hidhet në erë godina e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhansk (LPR) të mbështetur nga Rusia në Ukrainën Lindore.
Sipas mediave vendase, mësohet se shpërthimi ndodhi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Sergey Gorenko, i cili si pasojë humbi jetën. Lajmi u publkua nga agjensia ruse Interfax.
Burimet informojnë se 40-veçari humbi jetën menjëherë, ndërkohë në rrjet po qarkullojnë pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se si ndërtesa është përfshirën nga tymi si pasojë e sulmit.
Bëhet me dije se, veç Prokurorit që humbi jetën, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.