Zonja e Parë e Ukrainës do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës, që do të mbahet këtë të hënë.
Olena Zelenska do të jetë e pranishme në Westminster Abby, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky nuk do të bashkohet me krerët e shteteve në funeral.
Sky News shkruan se sipas The Sun, prania e zonjës së parë të Ukrainës do të tregojë një tjetër mbështetje për vendin e saj.
“Prania e Olena Zelenska është një tjetër shenjë e mbështetjes globale për Ukrainën, ndërkohë që Rusia është e izoluar. Britania është një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës. Prania e saj në funeral është një shenjë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë”, citohet të ketë thënë një burim për gazetën.
Mendohet se ajo do të kthehet në vendin e shkatërruar nga lufta menjëherë pas funeralit.