LajmeRajon

I riu tenton të vrasë veten brenda burgut të Drenovës, dyshohet se u kërcënua nga shokët e qelisë

Një 28 vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës në burgun e Drenovës në Korçë. Burime bëjnë me dije se Pandi Stefo ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  01:00, pas mesnate. Dyshohet se Stefo është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë, dhe në gjendje depresioni ka tentuar ti japë fund jetës.

Ora News mëson se ai është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Pandi Stefo është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve që prej rastit të Llazar Dines.

Show More

Related Articles

Back to top button