Një zjarr “përbindësh” ka përfshirë sot një ndërtesë të lartë në qytetin e Kinës qendrore Changsha, teksa autoritetet thonë se ende nuk kanë gjetur asnjë viktimë.
Video të shpërndara në rrjetet sociale tregonin dhjetra njerëz që i largoheshin katastrofës ndërsa mbetje në flakë binin nga katet e mësipërme.
Zjarri besohet se kishte nisur në katet e sipërme të ndërteses së zyrave ku operonte kompania shtetërore e telekomunikimeve China Telecom, sipas rrjetit shtetëror CCTV.
Zyrtarët e zjarrfikësave thonin se flakët ishin vënë nën kontroll por ende nuk janë gjetur viktima.
Ato nuk thonin sesi zjarri ishte perhapur ne te gjitha 42 katet e fasades.
Në pamjet e publikuara nga CCTV shiheshin flakë ngjyrë portokalli që përfshinin ndërtesën në zonën e populluar teksa tym i zi i trashë ngrihej lart në qiell.
Në imazhe të mëpasshme shihej që zjarri ishte shuar teksa zjarrfikësit lëshonin ujë mbi fasadën e shkrumbuar.
Ndërtesa 218-metra e lartë është përfunduar në vitin 2000 dhe gjendet pranë një rrethrrotullimi kryesor.
Kjo nuk është hera e parë që zjarre të tilla përfshijnë ndërtesat në Kinë, teksa para një viti djegia e një magazine në Jilin i kushtoi jetën të paktën 15 njerëzve dhe plagosi 25, sipas mediave shtetërore.
Top Channel