LajmeRajon

Kurti dhe Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin e Davosit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Kurti bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të jenë në të njëjtin panel.

E disa fotografi të këtij takimi janë publikuar nga Qeveria e Malit të Zi, ku prezent në këtë takim është edhe vetë kryeministri, Dritan Abazoviq.

“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq , së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftim.

Para këtij takimi, presidenti serb, Vuçiq deklaroi se do të jetë një diskutim shumë i vështirë që ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor.

Pas qëndrimit dy javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti ka vazhduar dje drejt Zvicrës, për të qenë pjesë e këtij paneli në Davos.

Show More

Related Articles

Back to top button