BotaLajme

Rafineritë e gjigantit rus të naftës në Gjermani futen nën kontrollin e qeverisë gjermane

Gjermania mori sot një degë të gjigantit rus të naftës Rosneft për të siguruar kontrollin e rafinerisë së saj Schwedt, një burim kryesor i furnizimit për Berlinin.

Rosneft Deutschland testoi vendosmërinë e Gjermanisë për të pezulluar importet e naftës nga Rusia deri në fund të vitit, si pjesë e sanksioneve evropiane kundër Moskës për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.

Qeveria vendosi sot të ndërpresë atë rrugë furnizimi, duke ia besuar menaxhimin e rafinerive të saj në Schwedt, Karlsruhe dhe Vohburg tek rregullatori vendas i energjisë.

“Me pronësinë hiqet edhe kërcënimi për sigurinë energjetike dhe vendoset gurthemeli për ruajtjen dhe të ardhmen e lokacionit Schwedt”, njofton Ministria e Ekonomisë, raporton reuters.

Show More

Related Articles

Back to top button