BotaLajme

Zelenski: Takim me Putinin pa ndërmjetësues

Agjencia e lajmeve Reuters transmeton se Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, liderëve botëror në Samitin e Davosit u ka thënë se është I gatshëm të bisedojë me Presidentin rus Putin, vetëm drejtpërsëdrejti, pa ndërmjetësues. Ai ka thënë se nëse Putini kupton realitetin, ekziston mundësia që të gjendet një zgjidhje diplomatike e konfliktit.

Zelenski ka deklaruar se situata në Donbas është shumë e rëndë, për shkak se Rusia ka përforcuar sulmet në Ukrainën Lindore.

“E gjithë fuqia e ushtrisë ruse është përqendruar në këtë sulm”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 24 majit. Forcat ruse po synojnë të shkatërrojnë gjithçka në Liman, Popasna, Severodonjeck dhe Slloviansk. Por, bazuar në përgjimet e bisedave të tyre telefonike, ne kemi dëgjuar se ata janë të vetëdijshëm se kjo luftë nuk ka kuptim për Rusinë dhe në aspektin strategjik, ushtria e tyre nuk ka asnjë shans” – deklaroi Zelensky president i Ukrainës.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se forcat ruse kanë vrarë së paku 14 civilë gjatë sulmeve masive në rajonet lindore Luhansk dhe Donjeck që janë në fokusin e ofensivës më të re ruse.

Autoritetet ukrainase gjithashtu njoftuan se punonjësit që kanë pastruar rrënojat e një ndërtese banimi në Mariupol kanë gjetur 200 trupa të pajetë.

Show More

Related Articles

Back to top button