LajmeMaqedoni

U tërhoq nga kreu i partisë por jo nga politika, Sela tregon se çka pret nga kryetari i ri

Tërhiqet nga pozita e kreut të Aleancës për Shqiptarët por jo edhe nga politika. Ziadin Sela para Kuvendit Qendror të partisë tha se pret nga kryetari i ri që të vazhdojnë bashkë të ndërtojnë partinë dhe të jenë më të bashkuar dhe më prezent në terren.

“Do të ishte mosmirënjohje nga ana ime, unë të tërhiqem nga politika, duke pasur parasysh se kam mbështetës të cilët qëndrojnë edhe pas meje edhe pas partisë. Unë do të jem brenda në politikë, aktiv në politikë dhe do të jem aty ku struktura e Aleancës për Shqiptarët do ta kërkojë aty ku kryetari i ri do të kërkojë që të jem”, tha Ziadin Sela, ish kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kuvendi qendror i ASH-së pritet që sot të zgjedhë ushtrues detyre kryetar dhe të caktojë datën e kongresit të jashtëzakonshëm në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri. Ndër ndryshimet e nevojshme në parti, Sela e vë theksin te përgjegjësia.

“Ajo që e ka cilësuar Aleancën për Shqiptarët është demokracia e brendshme, ka pasur dhe ka demokraci të brendshme por siç duket në Aleancë për Shqiptarët duhet të funksionojë edhe përgjegjësia për aktivistë dhe njerëz të cilët e kanë mbajtur “dresin” e Aleancës për Shqiptarët dhe kanë punuar kundër interesave të Aleancës për Shqiptarët”, u shpreh Ziadin Sela, ish kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Kuvendi qendror i ASH-së është mbledhur në mesditë dhe pritet të marrë vendime brenda pak orëve./Alsatmk

Show More

Related Articles

Back to top button