LajmeSport

Legjenda e Cityt mund të emërohet trajner i Burnleyt

Ish-kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany pritet të nis një aventurë të re në futbollin anglez. Pasi u largua nga futbolli anglez, Kompany u kthye në Belgjikë për të punuar me skuadrën e Anderlecht, ku bëri edhe rolin e trajnerit.

Tani, ikona e City po planifikon të kthehet në Britani të Madhe, për të nisur një aventurë të re që nuk lidhet me Manchester Cityn.

Raportime të “Athletic” bëjnë të ditur se Kompany është në negociata me Burnley, për të marrë detyrën e trajnerit. Kompany ishte aktiv si trajner i Anderlecht që nga viti 2019 dhe mund të ketë përvojën e duhur për të nisur punë te Burnley.

Burnley këtë edicion ra nga Premier League pasi në 38 xhiro mblodhi vetëm 35 pikë dhe përfundoi në pozitën e 18.

Show More

Related Articles

Back to top button